Zinedine Zidane ka analizuar në një konferencë për shtyp fitoren e ekipit të tij.
Real Madrid ka triumfuar para shikuesve të vetë kundër Real Sociedadit me rezultat 5-2.
Trajneri francez ka pohuar se është i kënaqur me paraqitjen e klubit, por duhet të korrigjohen disa gjëra para takimit të së mërkurës kundër Paris Saint-Germain.
“Gjëja më e mirë është se luajtëm mirë që nga fillimi. Për herë të parë jam i lumtur me intensitetin e lojtarëve që treguan në fushë, kështu që jemi përgatitur shumë mirë ndeshjen e së mërkurës”
“Ne jemi të lumtur, të premten më pyetën nëse po më shqetëson fakti i mungesave të golave nga ana e Ronaldos. Ai shënoi tre gola”.
“Ne duhet të korrigjojmë disa gjëra, sidomos lëshimet që i bëmë në pjesën e dytë. Të mërkurën do të jetë një tjetër lojë dhe do të duhet të bëjmë një përpjekje tjetër”
“Duhet të mendojmë për të mërkurën, është një sfidë e madhe për të gjithë, është një tjetër konkurrim dhe një motivim tjetër”, tha Zidane pas takimit të vlefshëm për La Ligan.
Kujtojmë se të mërkurën madrilenët do të jenë nikoqir të skuadrës parisienenë stadiumin Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=StVc9S6NYV8
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...