Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mbetet i etur për ta transferuar Eden Hazardin nga Chelsea vitin e ardhshëm.
Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” janë duke u përgatitur që në fund të këtij sezoni yllin belg të transferojë në “Bernabeu.
Hazard prej kohësh është në shënjestër të gjigantit spanjoll, dhe duket se madrilenët nuk do të heqin dorë nga mesfushori i “Bluve” të Londrës.
Siç raportohet, Real Madridi është i gatshëm t’ia marr numrin dhjetë Luka Modriqit dhe t’ia ofrojnë Hazardit si pjesë të negociatave.
E ardhmja e kroatit nuk është e sigurt tek madrilenët, kështu që Zidane e sheh belgun si zëvendësues të Modriqit.
Kujtojmë që Real Madridi së fundmi u rikthye te fitorja në kampionat pasi ditën e djeshme mposhti me vështirësi Malagan 3-2.
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...