Zinedine Zidane ka ndalur muajin e kaluar Real Madridin nga finalizimi i marrëveshjes për transferimin e portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.
Të paktën kështu beson eksperti i futbollit spanjoll Guillem Balague, i cili ka adresuar biznesin në janar të gjigantit në La Liga gjatë një interviste për ‘Sky Sports’, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi është duke pasur një sezon të tmerrshëm duke u bazuar në standardet e tyre dhe është këshilluar të bëjë ndryshme të mëdha në skuadër gjatë merkatos dimërore të transferimeve.

Kepa ka qenë i lidhur shumë me transferimin në Bernabeu derisa e ardhmja e Kylor Navas vazhdon të jetë në pikëpyetje. Real Madridi dështoi për të siguruar një marrëveshje për 23 vjeçarin dhe nuk kishte gjithashtu asnjë arritje tjetër nga Florentino Perez muajin e kaluar.
Balagua tani ka zbuluar se trajneri nën presion Zinedine Zidane reagoi duke ndalur finalizimin e marrëveshja.
“Duke marrë parasysh problemet e Real Madridit në La Liga këtë sezon, ju mund të keni pritur që ata të reagojnë në merkaton e transferimeve”, ka thënë fillimisht Balague për ‘Sky Sports‘. “Por, edhe pse ata kishin arritur marrëveshje personale me portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, dhe se lojtari kishte kryer testin mjekësor, Zinedine Zidane bllokoi transferimin e tij”
Real Madrid aktualisht qëndron 19 pikë prapa liderit në La Liga – Barcelonës./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër