Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se sulmuesi Gareth Bale ka rol të rëndësishëm ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.
Bale ka pasur probleme me teknikun francez pasi shumicën e ndeshjeve ka qenë në stol, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi ka festuar me flamurin e Uellsit, në të cilin lexonte se Uellsi kishte përparësi pastaj Golf dhe në vendin e tretë ishte Reali.
Kjo gjë ka bërë që tifozët të jenë të pakënaqur dhe në ndeshjet e kaluara Bale ka qenë i fërshëllyer nga fansat.

Mirëpo, Zidane ka thënë se kjo ka mbetur në të kaluarën dhe Bale do këtë rol të rëndësishëm në ndeshjen kundër Barcelonës.
“Ajo i përkiste të kaluarës. Është gati për të luajtur dhe do jetë lojtari kryesor për ndeshjet si “El Clasico”.
Kujtojmë që “Los Blancos” nesër do ndeshen me Barcelonën, ndeshje që fillon në ora 20:00./arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026