Sigurimi i një bilete për kampionatin evropian rezultoi një mision i pamundur për tifozët kuqezi, të cilët kanë marrë një tjetër zhgënjim nga UEFA.
Përgjatë së enjtes, nëpërmjet e-mail, qeveria evropiane e futbollit ka komunikuar përgjigjet për aplikimet e bëra, ku për tifozët shqiptarë, përgjigjet kanë qenë negative.
Shkak për këtë refuzim, sipas UEFA është bërë numri i lartë i aplikimeve, i cili arrin shifrën e 30 milionëve.
Në këtë situatë, gjasat për sigurimin e një bilete ishin të pakta.
Të gjithë tifozët të cilët kanë aplikuar, mund të kontrollojnë përgjigje e tyre dhe në portalin e UEFA, aty ku shkruhet se faza e përzgjedhjes tanimë ka përfunduar.
Fatlumët do të mund të vijojnë më tej për të kryer pagesën, ndërsa çmimet nisin nga 30-400 euro për një biletë. Shanci i vetëm ku mund të përfitojë një tifoz i pakualifikuar është vetëm në momentet kur njëri prej fituesve vonon kryerjen e pagesës, por kjo pak gjasa ka të ndodhë.
Duket se pjesa më e madhe e tifozëve fitues janë ata të vendit organizator, pra Gjermanisë edhe pse UEFA nuk ka konfirmuar shifra fikse sa i përket shpërndarjes.
Kujtojmë se Shqipëria është shortuar në grupin B me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën. Aventura e kuqezinjve në finalet e kompeticionit do të nisë në 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, 4 ditë më pas ndaj Kroacisë në Hamburg dhe ndeshja e tretë ndaj Spanjës në Dusseldorf më 24 qershor./euronews.al
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...