Futbollisti që po shkëlqen tek skuadra e Lille, Edon Zhegrova ka treguar se si kohë më parë ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën përpara Shqipërisë ani pse kishte ftesë nga kuqezinjtë.
Ai është në kulmin e karrierës së tij tani dhe në një rrëfim të karrierës së tij për Klan Kosova, Zhegrova foli rreth hapave të tij të parë, shkruan Arbresh.info.
Ylli dardan tregoi se si para se të bisedonte me Fadil Vokrrin ishte takuar me ish-selektorin e Shqipërisë, Cristian Panucin.
“Në momentin kur pat Shqipëria mem ftu në kombëtare, ka ardhur trajneri Pannuci, dhe kemi qenë të njëjtën restorant ku jemi takuar edhe me të ndjerin legjendën Fadil Vokrri dhe e kam lënë si mundësi të hapur. Nuk i kam as po as jo”, tha Zhegrova.
Më tej tregoi se kur u takua me presidentin e atërhershëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrri vendosi ta përfaqëjë Kosovën brenda 20 sekondash.
“Pas një jave më ka kontaktuar i ndjeri legjende Fadil Vokrri dhe jemi takuar po të njëjtën restorant me babain dhe ish-menaxherin, kemi ngrënë darkë. Nuk ka zgjatur 15-20 sekonda më ka pyetur Fadil Vokrri ‘a do të luash për Kosovën dhe unë i kam thënë po. Siç e kam cekur më ka rrahur zemra për Kosovën, aty e kam familjen dhe shoqërinë. Me gjithë respektin për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët ku janë”, vazhdoi Zhegrova.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...