Liverpooli ka marrë një goditje të rëndësishme para udhëtimit në Stamboll për përballjen në UEFA Champions League ndaj Galatasaray.
Skuadra angleze do të luajë të martën mbrëma ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales me fillim nga ora 18:45, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin drejt fitimit të Kupës së shtatë të Evropës.
Megjithatë, trajneri Arne Slot nuk do të mund të llogarisë në një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të tij titullar.
Bëhet fjalë për portierin brazilian Alisson Becker, i cili është tërhequr nga lista e lojtarëve që udhëtojnë drejt Turqisë për shkak të një shqetësimi fizik.
Sipas raportimeve të The Times, Alisson ka ndier një problem pas seancës stërvitore të së hënës dhe ka njoftuar menjëherë stafin mjekësor të klubit.
Liverpool publikoi të hënën pasdite listën me 21 futbollistë që do të udhëtojnë drejt Stambollit, ku mungesa më e dukshme ishte pikërisht ajo e portierit brazilian.
Megjithatë, besohet se problemi nuk është serioz dhe se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë./Arbresh.info
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici