KB Sigal Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se nuk do ta vazhdojë pjesëmarrjen në European North Basketball League (ENBL).
Në një komunikatë për opinionin publik, klubi ka bërë të ditur se është detyruar të ndërpresë garimin në këtë ligë për shkak të obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj ENBL-së, të cilat, sipas klubit, janë krijuar nga kryesia e kaluar.
Në fund të komunikatës, drejtuesit e klubit kanë falënderuar zyrtarët e ENBL-së për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj klubit gjatë kësaj periudhe.
Njoftimi i plotë:
KB Sigal Prishtina njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se klubi është i detyruar të ndërpresë pjesëmarrjen në Ligën ENBL.
Ky vendim vjen si pasojë e obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj Ligës ENBL, të cilat janë krijuar nga kryesia e kaluar e klubit. Përkundër përpjekjeve të drejtuesve aktualë për të gjetur zgjidhje dhe për ta vazhduar rrugëtimin në këtë garë, këto obligime të trashëguara e kanë bërë të pamundur vazhdimin e garimit në këtë moment.
Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh situatën sportive nëpër të cilën po kalon skuadra dhe krizën aktuale të rezultateve, klubi ka vendosur që në këtë periudhë të përqendrohet maksimalisht në garat vendore dhe në stabilizimin e ekipit.
KB Sigal Prishtina mbetet e përkushtuar që të punojë seriozisht për rikthimin e stabilitetit në klub dhe për rikthimin e rezultateve që i takojnë historisë dhe traditës së këtij klubi.
Në fund, falënderojmë drejtuesit dhe zyrtarët e Ligës ENBL për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj klubit tonë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar