Një nga futbollistët më të dashur të tifozëve kosovarë, Edon Zhegrova, do ta përjetojë një nga ditët më të mëdha të karrierës së tij.
Sulmuesi i krahut të Përfaqësuesja e Kosovës nesër jo vetëm që do të jetë pjesë e ndeshjes më të rëndësishme për vendin, por njëkohësisht feston edhe ditëlindjen e tij të 27-të.
Kosova do të përballet me Përfaqësuesen e Turqisë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, një duel që pritet me emocione të mëdha nga tifozët dardanë. Në këtë përballje historike, vëmendja do të jetë padyshim te Zhegrova.
Me shpejtësinë, teknikën dhe guximin e tij në fushë, Zhegrova është shndërruar në simbol të shpirtit luftarak të Kosovës, duke fituar epitetin “luani” i kombëtares.
Një fitore ndaj Turqisë do të ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen e tij dhe një moment historik për futbollin kosovar , kualifikimi i parë në një Kupë Bote.
Të gjitha sytë nesër do të jenë te Zhegrova dhe te djemtë e Kosovës, në një ndeshje që mund të shkruajë historinë.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...