Takimi ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe sonte do të drejtohet nga gjyqtari belg Bart Vertenten, i cili është kohëve të fundit një nga gjyqtarët më të njohur të këtij shteti.
Vertenten, siç raporton Insporti, sivjet ishte gjyqtar kryesor i takimit të Superkupës së Belgjikës, ku Brugge mundi ekipin Standard Liege me rezultat 2:1, kurse gjatë karrierës së tij si gjyqtar ndërkombëtar ka referuar edhe ndeshje të Europa League, kualifikime për Ligën e Kampionëve dhe një ndeshje të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.
Vertenten në 12 ndeshje të Europa League (9 në kualifikime për këtë dhe garë dhe 3 në fazën e grupeve) ka ndëshkuar dy herë më karton të kuq lojtarët dhe gjithsej 36 herë ka ndëhskuar ndërhyrje me karton të verdhë, duke u bazar në të dhënat e UEFA-s për gjyqtarët ndërkombëtarë.
Në xhiron e parë të kampionatit të sivjetmë belg, Vertenten ishte gjyqtar kryesor në takimin Lokerenit me Genkun e Edon Zhegrovës, takim ku Genku fitoi 4:0.
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...