Zhang Jindong, pronari i Grupit Suning që kontrollon Interin, mezi pret finalen kundër Sevilla në Ligën e Evropës, pasi ka thënë se ndeshjet e Nerazzurrëve janë gjithmonë plot pasion dhe entuziazëm.
Interi ka arritur në finalen e madhe të Ligës së Evropës, pas një sezoni pozitiv ku përfundoi edhe si nën-kampion i Italisë pas shumë viteve.
Forcimi i skuadrës dhe afrimi i zënies së objektivave ka bërë që pronari i Interit, Zhang Jindon të flas për ekipin e tij.
Shefi Suning foli për ndeshjen finale të së premtes ndaj Sevillës, ku nuk la pa theksuar se takimet e Interit janë me plote emocione.
“Ndeshjet e Interit janë gjithmonë plot pasion dhe entuziazëm”.
“Të gjithë shpresojmë se në final, ata do të na bëjnë edhe një herë të lumtur”, ka thënë Zhang Jindong për PP Sport.
Nerazzurrët arrijnë në finale pas një serie prej 11-të ndeshje të pamposhtur dhe prej fitoreve radhazi. /Telegrafi/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...