Zeniti tallet me Roman në videon e prezantimit të Malcom

16:54 | 2 Gusht 2019

Zenit St Petersburgu është tallur me Roman në videon e prezantimit të sulmuesin Malcom.

Braziliani finalizoi transferimin e tij te Zeniti sot (e premte) për 45 milionë euro duke nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

Ai është prezantuar me një video tradicionale ku shfaqen pjesët më të mira të karrierës së tij, por aty është përfshirë edhe pjesa “si lojtar” i Romas.

Kjo ka ndodhur për shkak se një vit më parë “Giallorossët” arritën një marrëveshje për shërbimet e tij dhe ishin madje duke e pritur në aeroport para se të mësonin se kishte ndryshuar drejtimin dhe kishte shkuar në Barcelonë.

Zeniti në këtë video të shkurtër ka shkruar: “Roma 22-23.07.2019”.

Malcom kishte startuar në vetëm gjashtë ndeshje në La Liga qysh pas transferimit prej 41 milionë nga Bordeauxi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara