Arbër Zeneli është shprehur i lumtur për golin e tij të parë me klubin e ri, Stade de Reims, të cilin thotë se ia kushton dikujt shumë të veçantë.
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Zeneli e shënoi golin e tij debutues për Reims në fitoren 4:2 kundër Montpellier të dielën në Ligë 1, një muaj pas transferimit nga Heerenveni.
Ai i ka quajtur fantastikë bashkëlojtarët e tij në ndeshjen e së dielës, në fitoren që ai shkëlqeu me gol dhe asist.
“Jam i lumtur që e shënova golin e parë për klubin”, shkroi Zeneli në Instagram.
Golin e parë në fanellën kuqebardhë, 24-vjeçari i dedikon dikujt të veçantë.
“Golin ia dedikova dikujt të veçantë, e di ajo kush është”, shtoi ai.
https://www.instagram.com/p/BuTGaDIHK7X/?utm_source=ig_embed
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...