Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Arbër Zeneli duket se është duke u rikuperuar në afate kohore dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të ndodhë shumë shpejt.
Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova përmes “Instagramit” sikur ka paralajmëruar një rikthim në fushë.
Zeneli ka postuar një fotografi me veshje sportive dhe që të gjitha ishin me flamurin e Kosovës, sinjal ky se ai po paralajmëron rikthim të shpejtë te Kosova, shkruan Zeri.info.
Përfaqësuesja jonë këtë muaj i zhvillon dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian, ku me 14 nëntor ndeshet me Çekinë ndërsa me 17 nëntor ballafaqohet me Anglinë.
Zeneli do të mungojë në këto kualifikime por gjithsesi se do të jetë gati ër Kosovën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve që Kosova do ta luaj me Maqedoninë e veriut në rast të moskualifikimit në Evropian përmes këtyre eliminatoreve.
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...