Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho kishte mbetur i frustruar vitin e kaluar pas dështimit të tyre për të nënshkruar me yllin e Atleticos, Antoine Griezmann.
‘Manchester Evening News’ thotë se Mourinho kërkonte nënshkrimin me Griezmannin në vitin 2017 – një kohë të shkurt pasi i siguroi klubit Evropa Ligën dhe Kupën EFL, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i United, Ed Woodward ishte duke kërkuar nënshkrimin me yllin e Atletico Madridit 18 muaj më parë. Por, Woodward u tërhoq nga kjo marrëveshje pasi ndalesa për transferime e Atleticos ishte tërhequr nga Gjykata e Arbitrazhit.
Në të kaluar është pretenduar se Manchester United u tërhoq për shkak të çmimit të lojtarit, i cili ishte shumë i lartë.
Megjithatë, raporti sugjeron që Woodward u tërhoq për shkak të vendimit të Griezmannit për të vazhduar qëndrimin në Spanjë./arbresh.info/
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm