Detajet rreth sëmundjes misterioze që e ka detyruar Mario Gotzen të qëndroj jashtë fushe tani janë zbuluar.
Vetëm disa ditë pasi Borussia Dortmund deklaroi se mesfushori ka një problem me metabolizëm, tani është zbuluar detajisht se problemi është tek muskujt, kryesisht një lloj inflamacioni i muskujve kronik, transmeton portali arbresh.info.
Siç raportohet nga mediat gjermane, kjo është arsyeje e vërtetë pse fituesi i Kampionatit Botëror ka munguar në fushë. Megjithatë, lajmi i mirë është se kjo është një gjendje e shërueshme.
24-vjeçari nuk ka luajtur që nga fundi i muajit janar dhe do të qëndroj jashtë fushës edhe për një periudhë kohore sipas skuadrës në Bundesliga, që do të takohet sot (e mërkurë) në Ligë të Kampionëve kundër Benficas./arbresh.info
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë