Carlo Ancelotti ka vendosur që Arda Guler nuk do të huazohet sezonin e ardhshëm. Por, kjo nuk është e gjitha.
Sipas Relevo, trajneri italiani dëshiron që sensacioni turk të luajë një rol të avancuar në mesfushë sezonin e ardhshëm.
Ancelotti e sheh atë si trashëgimtarin e Luka Modric dhe një konkurrent për Jude Bellingham.
“Për Ardan, sa më afër golit, aq më mirë. Ai është shumë efektiv, ka shënuar shumë gola me pak goditje dhe ka një talent të veçantë për t’u treguar më afër portës sesa më larg”, deklaroi Ancelotti.
Problemi me këtë plan është se Guler mund të mos marrë aq shumë kohë për të luajtur sezonin e ardhshëm me Bellinghamin ende përpara tij në renditje.
Modric ka të ngjarë të qëndrojë në klub dhe kjo do të ndikojë gjithashtu në shanset e Guler për të luajtur rregullisht. /Telegrafi/
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit