Mbrëmë ka përfunduar faza e ligës të Ligës së Kampionëve, ku deri në momentet përfundimtare ndryshoi tabela disa herë.
Real Madrid, PSG, Newcastle, që patën tri pozita në top 8, asnjëra nga këto nuk arriti t’i mbaj dhe humbën mundësitë që t’i shmangin ndeshjet e shkurtit, shkruan Arbresh.info.
Reali përfundoi i nënti derisa PSG e Newcastle u kualifikuan nga pozita 11 e 12. Përveç tyre u tutje kaluan edhe Interi, Juventusi, Atletico, Atalanta, Leverkusen, Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica.
See your club? 😏#UCL pic.twitter.com/vwBYAqd0Ii
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 28, 2026
Real Madrid do të përballet me Bodo/Glimt ose Benficën, ndërsa Interi ka të njëjtët kundërshtarë të mundshëm.
Nga ana tjetër, Juventusi do të përballet me Galatasarayn ose Club Bruggen, e njëjta gjë vlen edhe për Atletico Madridin. Kështu, këto dy klube do të tërheqin njërin nga këta dy kundërshtarë.
Kampioni në fuqi i Evropës, PSG do të përballet me Monaco ose Qarabag, që janë gjithashtu kundërshtarë të mundshëm për Newcastle.
Shorti i play-off-eve do të hidhet të premten. Ndeshjet e para do të luhen më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...