Trajneri i i Real Madridit, Zinedine Zidane iu ka thënë lojtarëve “të jenë më agresiv” gjatë bisedës së tyre me përfundimin e pjesës së parë të finales në Ligë të Kampionëve, ka zbuluar Luka Modric.
Real Madridi shkoi në pushime me rezultat 1 me 1 në Cardiff, pas golit spektakolar të Mario Mandzukicit që anuloi epërsinë e krijuar nga Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, në pjesën e dytë italianët ishin lënë anash pasi Reali fitoi me rezultat 4 me 1 dhe Modric ka zbuluar që ishte Zidane ai që kërkoi nga skuadra që të ndizeshin.
“Gjatë pushimit, ai na tha që të jemi më agresiv në mënyrë që Juventusi të mos jetë në gjendje të mbajë topin aq lehtë siç kishte mundësi në pjesën e parë”, tha Modric për ‘Eurosport’.
“Ne qëndronim shumë prapa gjatë pjesës së parë dhe kjo nuk ishte duke na ndihmuar. Në pjesën e dytë, ne e ndryshuam atë. Ishte vendimtare”
Modric, i cili ka luajtur 90 minuta në ndeshjen në Millennium, ka lavdëruar trajnerin për ndikimin e tij që nga detyra në Bernabeu./arbresh.info
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...