Xavi Hernandez do të mbetet trajner i Barcelonës dhe pese në fillim të këtij sezoni, ai njoftoi se do të largohej nga klubi në verë, por ndryshoi mendje dhe do të drejtojë gjigantin katalanas edhe në sezonin e ardhshëm.
Gjatë mbrëmjes së mërkurë mediat evropiane konfirmuan njëzëri marrëveshjen e Xavit me drejtuesit e Barcelonës për të vazhduar në Camp Nou.
Tani gazeta Mundo Deportivo tregon arsyen e qëndrimin, teksa shkruan se Xavi ndryshoi vendimin e tij për shkak të lojtarëve.
“Përkrahja e madhe e lojtarëve ishte çelësi i qëndrimit të Xavit. Që nga dita e parë, shumë lojtarë shkuan në zyrën e Xavit dhe u përpoqën ta bënin atë të ndryshonte mendje”, shkruan gazeta katalunase.
Ndryshe, Xavi e mori Barcelonën në nëntor të vitit 2021 dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të qershorit 2025.
Kujtojmë se Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve nga PSG në çerekfinale, ndërsa në La Liga gjashtë xhiro para përfundimit të sezonit ka 11 pikë prapa liderit Real Madrid.
Barcelona i dha lamtumirë luftës për trofeun e Kupës së Mbretit me humbjen e rëndë ndaj Athletic Bilbaos në çerekfinale me rezultat 4-2.
Pra, ky sezon ka përfunduar, por kjo do të thotë vetëm se Xavi po fillon menjëherë përgatitjet për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...