Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic nuk dëshiron të largohet në verë sepse ka lidhje të mirë me trajnerin Quique Setien.
Kroati është i lidhur me largimin nga “Camp Nou” dhe Juventus është skuadra më e interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Rakitic dëshiron të mbetet te klubi blaugranas sepse ka besimin e trajnerit dhe është duke luajtur më rregullisht në krahasim me Ernesto Valverde-n.

Rakitic është i lumtur që është duke punuar me Setien dhe dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve me gjigantin katalunas.
Sevilla, Manchester United dhe Inter janë disa nga klubet e interesuara për kroatin./arbresh.info.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision