Novak Djokovic mori rekomandim mjekësor për të mos u vaksinuar dhe për të qenë i pranishëm në “Australian Open” për shkak se e ka kaluar koronavirusin javët e fundit.
Sipas BBC, avokatët e tenistit serb, i cili nuk lejohet të hyjë në Australi për shkak se nuk është vaksinuar ndaj Covid-19, kanë paraqitur rezultatin pozitiv të PCR-së, që mban datën 16 dhjetor 2021.
Aktualisht, Djokovic po qëndron i izoluar në një hotel për emigrantë në Melburn. Pasi u mësua se numri 1 i botës do të luante turneun australian, edhe pse në të nuk lejohen të pavaksinuarit, shumë polemika shpërthyen, duke detyruar edhe kryeministrin e vendit që të ndërhynte në këtë çështje. Scott Morrison kërkoi nga Djokovic që të shpjegonte rekomandimin mjekësor: “Për Novak Djokovic nuk do të ketë rregulla të ndryshme”.
Ndërkohë, familjarët e tenistit akuzuan se ai po mbahet i burgosur, deklarata të hedhura poshtë nga ministrja e Brendshme, Karen Andrews.
“Djokovic nuk është i burgosur, madje ai mund të largohet nga Australia kur të ketë dëshirë. Nëse kërkon të kthehet, autoritetet e kufirit do ta ndihmojnë që procedura të jetë më e lehtë”, tha ajo.
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...