Neymar dhe Lionel Messi i prijnë listës së futbollistëve me rrogat më të larta në Ligue 1.
Në Top 10 të rrogave më të larta në kampionatin francez gjenden 10 futbollistë të Paris Saint Germainit, njofton portali “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”.
Ylli brazilian paguhet 4 milionë euro në muaj, ndërsa ai argjentinas më pak se 3,5 milionë në muaj.
E i treti është ylli tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili i kaloi 2 milionë euro në muaj.
Pas tyre renditen lojtarët tjerë të gjigantit parisien si Marquinhos, Marco Verratti, Achraf Hakimi, Keylor Navas, Angel Di Maria, Georginio Ëijnaldum dhe portieri Gianluigi Donnarumma.
Ndërsa, Wissam Ben Yedder i Monacos është i vetmi lojtar në Top 15 që s’është pjesë e PSG-së, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërsa, në Top 15 bëjnë pjesë edhe Mauro Icardi, Sergio Ramos, Leandro Paredes e Juan Bernat, të gjithë pjesë e PSG-së.
Ramos iu bashkua klubit francez nga Real Madridi verën e kaluar dhe ai paguhet rreth 780 mijë euro në muaj dhe e zë vendin e 12-të prej lojtarëve më të paguar nga “Parc de Princes”. /Gazeta Express/
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...