Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përmes një video-mesazhi, dha lajmin e mirë ditën e djeshme për mbështetjen e disa kategorive në futbollin në Shqipëri, në kushtet e izolimit dhe të krizës financiare.
Sot, vendimi i Komiteti Ekzekutiv është bërë publik, bashkë me kategoritë e punonjësve të futbollit në Shqipëri, që përfitojnë një pagë “lufte”, në një periudhë të pazakontë, kur edhe Shqipëria është paralizuar nga Covid-19
. Në faqen zyrtare të FSHF-së shkruhet:
“Ky vendim iu përcoll profesionistëve të futbollit nga presidenti Armand Duka, i cili theksoi se kjo masë përfshin periudhën 15 mars-15 prill dhe, në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do të vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 prill-15 maj.
Po cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë?
· Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
· Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjera, marrin pagesën e plotë 30 mijë lekë të rinj.
• Anëtarë të stafeve të klubeve, të cilët janë të angazhuar “part-time”, përfitojnë gjysmën e pagesës.
· Të gjithë trajnerët e moshave, që nuk janë në një punë tjetër, marrin pagesën e plotë.
· Trajnerët e moshave, që janë të punësuar në punë tjetër, përfitojnë gjysmën e pagesës.
· Të gjithë arbitrat, që nuk janë në një punë tjetër, do të marrin pagesën e plotë.
· Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë”.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...