Sulmuesi i Valencias, Simone Zaza raportohet se ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Milani, por ai nuk mund të arrijë në klub deri pas shitjes së Nikola Kalinicit.
“Rossonerët” janë duke kërkuar për përforcime në sulm këtë verë pasi Kalinic nuk arriti të impresionojë bordin pas transferimit të tij nga Fiorentina, transmeton portali arbresh.info.
Tani, ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që këtu është arritur një marrëveshje me Zazan, i cili ka rënë dakord të vendos lapsin në një kontratë katër vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro për sezon.
Valencia ka rënë dakord për të dërguar atë në formë huazimi me opsionin për blerje në fund të sezonit, por Kalinic duhet të shitet së pari.
Atletico Madridi është i interesuar gjithashtu në të, por dy palët janë ende nuk kanë definuar detajet e transferimit./arbresh.info/
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...