Mesfushori italian Nicolo Zaniolo tashmë edhe zyrtarisht i është bashkuar Atalantës.
Ish-lojtari i Romës, Galatasarayt dhe Aston Villës, sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e skuadrës nga Bergamo.
Zaniolo, i cili tashmë ka nënshkruar kontratën me Atalantën, është shprehur shumë i lumtur me sfidën e re në karrierën e tij.
Ai thotë se Atalanta është mundësi e mirë për të gjetur formën e tij më të mirë.
Zaniolo premton se do të jep më të mirën tek Atalanta.
“Unë nuk e ndjej shumë presionin, duhet të jap maksimumin jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Do të ndjek me përpikëri këshillat e trajnerit”, ka thënë ai.
“Nuk e shoh Atalantën si shansin tim të fundit, por e shoh si një mundësi për t’u rikthyer në versionin më të mirë”, ka pohuar ai./rtk
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...