Zamorano beson se Barcelona s’mund ta blejë këtë verë Lautaro Martinezin
Lautaro Martinez është objektivi numër një i Barcelonës për merkaton e verës.
Por, pandemia e koronavirusit i ka shkaktuar probleme edhe klubeve.
Sipas legjendës së Interit, Ivan Zamorano, klubi katalunas s’mund ta transferojë Martinezin.
Lautaro ka realizuar 18 gola këtë sezon në 33 paraqitje, transmeton GazetaExpress.
“Barcelona ka probleme ekonomike që nuk mund ta lejojnë ta transferojë Lautaron, kështu për mendimin tim, ai do të qëndrojë, nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh Zamorano.
Para se të shndërrohet në legjendë te Interi, Zamorano ka luajtur katër sezone në “Santiago Bernabeu” me Real Madridin, mes viteve 1992 e 1996.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë