Golden Eagle Ylli ka arritur të shënoj fitoren e parë këtë edicion në elitën e basketbollit kosovar, duke mposhtur Vëllaznimin në kuadër të xhiros së tretë.
Ndeshja u mbyll 84-82 në të mirë të suharekasve, shkruan Arbresh.info.
Suharekasit e nisën fuqishëm çerekun e parë, për ta mbyllur me plot 13 pikë epërsi (25:12), sidoqoftë Vëllaznimi papritur u këndell në çerekun e dytë për ta lënë diferencën vetëm një pikë pasi e fitoi me rezultat 15:27.
Vëllaznimi pastaj e përmbysi epërsinë e Yllit duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 20:24. Sidoqoftë, klubi suharekas në çerekun vendimtar ishte më e mirë për ta mbyllur me pesë pikë epërsi (24:19).
Më i miri në këtë ndeshje ishte Trevon Allen me 27 pikë, nëntë topa të kthyer e katër asistime, derisa te Vëllaznimi u dallua Marques Ëarrick me 28 pikë, dy topa të kthyer e dy asistime.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump