Superylli i Rugy-t të Zelandës së Re, Sonny Bill Williams ka mbështetur mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozi duke thënë se kanë zgjedhur paratë para njerëzimit.
Williams në Twitter postoi flamurin kinez që e ka kapur flamurin e Turkistanit Lindor dhe pikonte gjak, derisa ka shkruar:
“Është kohë e vështirë kur zgjedhin përfitimet ekonomike para njerëzimit”, deklaroi ai në Twitter.

Ozil javën e kaluar kishte kritikuar politikat e Pekinit, për të cilat ekspertët thonë se kanë bërë abuzime ndaj myslimanëve.
Për këtë gjë, Ozil u fshi nga versionet kineze për Pro Evolution Soccer (PES) dhe televizioni shtetëror hoqi transmetimin e ndeshjes Arsenal – Manchester City, në të cilën luante gjermani.
Ozil ka thënë: “Kuranët po digjen, xhamitë po mbyllen, shkollat myslimane po ndalohen, dijetarët fetarë po vriten një nga një, vëllezërit me forcë po dërgohen në kampe. Myslimanet nuk po flasin, zëri nuk po dëgjohet”./arbresh.info.
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...