Kyle Walker tashmë ka ateruar në Milano dhe gjithçka tregon se në orët e ardhshme ai do të bëhet shok skuadre me Alvaro Morata, Theo Hernandez dhe Alex Jimenez, lojtarë të cilët në të kaluarën kanë luajtur për Real Madridin.
Walker i cili për shumë vite ishte pjesë e Cityt dhe i ndihmoi ata të arrijnë suksese të mëdha si në Angli ashtu edhe në Evropë, i kërkoi personalisht Pep Guardiolës ta lejojë largimin e tij.
Tashmë sipas një raportimi të fundit nga Marca, Real Madridit i është ofruar mundësia që ta transferojë atë si lojtar të lirë në janar, por drejtuesit e klubit e kanë refuzuar këtë.
Për Ancelottin transferimi i tij do të ishte një lajm i mirë për shkak të problemeve në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Lucas Vazquez që nuk po paraqitet në nivelin e duhur dhe me Dani Carvajal të lënduar rëndë.
Drejtuesit e klubit vendosën që të prisnin në rast se Liverpooli do të dorëzohej per Alexander-Arnold, por kjo duket se nuk do të ndodhë dhe ai do të mbetet pjesë e tyre të paktën deri në verë.
Duke parë se transferimi në Madrid është një opsion i pamundur, Walker mori vendimin që t’i bashkohet një tjetër klubi historik si Milani, që në vitet e fundit është karakterizuar nga inkorporimi i lojtarëve veteranë./Telegrafi/
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...