Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita është ftuar te Përfaqësuesja e Guinesë për ndeshjen miqësore kundër Kosovës.
Përzgjedhësi i Guinesë, Didier Six ka publikuar të enjten listën prej 23 futbollistëve për ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm.
Keita është lojtar i Liverpoolit dhe kapiten i Guinesë.
Mesfushori 26-vjeçar ka debutuar te Guinea në vitin 2014 dhe deri më tani ka regjistruar 38 paraqitje duke realizuar tetë gola.
Këtë edicion, Keita ka 16 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat.
Ndeshja miqësore ndërmjet Guinesë dhe Kosovës, do të zhvillohet më 8 qershor në Antalia kundër Turqisë.
Krahas Kosovës, Përfaqësuesja e Guinesë do t’i zhvillojë edhe tri miqësore tjera në Antalia, me Turqinë (31 maj), Togon (5 qershor) dhe Përfaqësuesen e Nigerit (11 qershor).
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...