Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Letonisë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në fund ndaj Kombëtares së Letonisë me rezultat 4-3 në miqësoren ndërkombëtare.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ka dhuruar shumë emocion dhe spektakël.
Pas ndeshjen ka folur edhe shënuesi i golit të tretë, Elbasan Rashani, i cili ka treguar kush i ka motivuar për ta arritur te kjo fitore.
“Ka qenë loja më e mirë e luajtur. Mendoj se deri tek fitorja erdhi shpirti luftarak”, ka thënë fillimisht Rashani pas ndeshjes.
“Me rëndësi është të fitojmë, nuk kemi luajtur shumë mirë. Në fund e rëndësishme me dhënë gol dhe fituam”.
“Tifozët ishin motiv i madh, si para loje ashtu edhe gjatë lojës, ata na ndihmuan shumë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës