Giovanni Di Lorenzo ka thënë se Italia e di shumë mirë sa sulmues i fortë është Romelu Lukaku, por ka këmbëngulur se Belgjika ka shumë lojtarë të mirë, para takimit çerekfinal në Euro 2020 të premten.
Mbrojtësi anësor i Napolit foli për UEFA.com dy ditë para ndeshjes së Italisë së tij kundër djajve të kuq belgë dhe u pyet nëse italianët janë përgatitur për t’u përballur me sulmuesin e Interit, Lukaku.
Lukaku i ka shënuar tri gola deri tani në Euro 2020 dhe Di Lorenzo thotë se ai nuk është kërcënimi i vetëm në skuadrën e Roberto Martinezit.
“Ne e njohim mirë Lukakun sepse përballemi me të edhe në Serie A. Ne e dimë se ai është sulmues i madh, ai e pati një sezon të mrekullueshëm në Inter”, tha Di Lorenzo.
“Atë duhet ta vëzhgojmë, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë dhe do të jetë një ndeshje e fortë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...