Ylli i Bayern Munichut, Kingsley Coman, ka thënë se bashkëlojtarët e tij e ngacmojnë sepse frikësohet nga goditja me kokë e topit.
24-vjeçari, që ka fituar finalen e Ligës së Kampionëve me një gol me kokë në muajin gusht, ka pranuar se i duhet të mbyllë sytë kur bëhet fjalë për goditje të tillë.
“Është një ndjenjë frike dhe bashkëlojtarët më ngacmojnë për këtë. Mund ta shihni në fotografi, i mbyll sytë për goditjen me kokë. Është instinktive – refleks i natyrshëm. Gjithmonë mundohem të mbaj sytë hapur, por në fund e kam këtë reagim”, ka thënë ai për “Bild”.
Anësori i gjigantit gjerman në sezonin 2018-19 realizoi më së shumti gola në karrierë brenda një sezoni, me 10. Ai ka pranuar se nuk ka qenë kurrë një “vrasës” para golit, duke shtuar se do të donte ta përmirësonte veçorinë.
Comani dhe Bayerni i kthehen ndeshjeve të dielën në Bundesligë.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...