Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka konfirmuar se trajneri i Manchester United e ka kontaktuar atë gjatë merkatos verore të transferimeve në përpjekje për të nënshkruar me të.
Në një intervistë për ‘Bild’, Boateng zbuloi se të dy gjigantët – Paris Saint Germain dhe United kanë shtruar oferta për të nënshkruar me të, por ai vendosi për të vazhduar qëndrimin te gjiganti bavarezë, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi se ai personalisht kontaktoi Mourinho për të shprehur se ishte i nderuar nga interesimi duke shpjeguar tutje ambiciet e tij rreth qëndrimit me kampionin gjerman.
“E telefonova Jose Mourinhon, i tregova atij që interesimi i tij ishte nder për mua dhe e falënderova atë për përpjekjet e shumta për mua. I shpjegova Joses se është vështirë të largohesh nga Bayerni dhe nëse unë dua, gjithçka duhet të jetë në vend te ky klub”, tha ai.
Boateng ka qenë te Bayerni që shtatë sezonet e fundit dhe gjatë kësaj periudhe, ai ka bërë mbi 250 paraqitjeve pavarësisht shqetësimeve të shpeshta për lëndime./arbresh.info/
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...