Golden Eagle Ylli dhe Peja luajnë sonte ndeshjen e parë çerekfinale të play-offit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Takimi nis me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, shkruan Arbresh.info.
Ylli e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e katërt me 15 fitore e 13 humbje kurse Peja ishte e pesta me 14 fitore e 14 humbje.
Në katër ndeshjet e luajtura në sezonin e rregullt, Ylli i fitoi të gjitha sfidat ndaj verdhezinjëve.
Skuadra që arrin t’i bëj dy fitore e para kalon në gjysmëfinale të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Fituesi i këtij çifti do të përballet me Bashkimin./Arbresh.info

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...