Në një kampionat si Serie A ku ritmi, intensiteti dhe qëndrueshmëria fizike bëjnë shpesh diferencën, një mesfushor shqiptar po shkëlqen si pak kush tjetër.
Fjala është për Ylber Ramadani. Sipas statistikave të publikuara, lista e lojtarëve me distancën më të madhe të përshkuar këtë sezon në Serie A udhëhiqet nga një emër që po fiton respekt të pakushtëzuar në futbollin italian.
Ramadani kryeson listën me 151.7 kilometra, duke lënë pas emra të afirmuar si Giovanni Di Lorenzo (148.4 km), Karlström (147.7 km), Aita (147.3 km) dhe Vasquez (142.7 km).
Kjo statistikë tregon një futbollist të përqendruar, agresiv në duele dhe i gatshëm të mbulojë çdo hapësirë të fushës.
Pasqyrim i qartë i stilit të lojës që e ka bërë Ramadanin një nga “motorët” e mesfushës së Lecce në Serie A.
Ai është lojtari që nuk dorëzohet kurrë, që vrapon më shumë se të gjithë dhe i jep ritëm skuadrës së tij në çdo ndeshje.
Ky rekord nuk është thjesht statistikë, është “vulë” karakteri. Ramadani po tregon se suksesi ndërtohet me punë të heshtur, sakrificë dhe përkushtim absolut.

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...