Legjenda e Barcelonës, Yaya Toure ka zbuluar pesë lojtarët më të mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij.
Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë kaloi tre sezone në “Camp Nou” dhe kishte fatin të luaj me lojtarët më të mëdhenj, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Toure ka thënë se Messi, Henry, Eto’o, Iniesta dhe Xavi ishin më të mirët nga të gjithë të tjerët.

“Lionel Messi, Thierry Henry, Samuel Eto’o, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez”.
“Ishin të pamposhtur. Pata fatin të luaj me Messi, Eto’o, Dani Alves, Iniesta e të tjerë dhe jam falënderues për këtë gjë”, theksoi ai.
Ndërsa, Toure ka thënë se fitorja e thellë 6-2 në “Santiago Bernabeu” ndaj Real-it është ndeshja që nuk do e harrojë asnjëherë.
“Ishte historike. Ishte kundër rivalit më të madh dhe në fushën e tyre”.
“Luajtëm futboll të mirë atë ditë. Kurrë nuk do e harrojë atë”, përfundoi.
Gjatë tri viteve në “Camp Nou”, Toure bëri plotë 116 paraqitje për gjigantin katalunas./arbresh.info.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...