Lamine Yamal ka folur me shumë besim para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve ku Barcelona kërkon ta përmbysë disavantazhin 2–0 ndaj Atletico Madridit.
Ai tha se skuadra është e re, shumë e motivuar dhe e lidhur fort me klubin.
“Jemi ekip i ri, të gjithë jemi shumë tifozë të Barcelonës dhe gjithçka që kemi bërë gjatë sezonit tregon se nesër do ta japim maksimumin.”
Yamal theksoi se ndeshja duhet të luhet me intensitet dhe pa u dorëzuar mendërisht:
“Duhet të jemi shumë intensivë, të mos e humbim lojën tonë dhe të mos mendojmë se është e pamundur ta përmbysim rezultatin. Duhet të luajmë si dimë ne.”
I pyetur nëse gjithçka varet prej tij, ai u tregua i qetë.
“Nuk mendoj që varet vetëm prej meje. Kemi shumë cilësi në ekip. Edhe nëse do të varej, nuk do të kisha problem, por besoj te ekipi.”
Për tifozët ai dha një mesazh të fortë.
“Nëse eliminohemi, do të ndodhë në fund. Do ta japim gjithçka për këtë fanellë. Nuk ka mbaruar ende, “Remontada” është e mundur.”
Yamal tha gjithashtu se është në formë shumë të mirë dhe shumë i motivuar për të bërë diferencën, duke kujtuar edhe eliminimin në Kupë dhe dëshirën për të fituar Champions League.
Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...