Barcelona e mposhti Bilbaon në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës me rezultat 0-2, ku realizator ishin Gavi e Yamal.
Pas ndeshjes fenomeni i ri i Barcelonës, Lamine Yamal foli rreth ndeshjes ku e vlerësoi Bilbaon si kundërshtar, shkruan Arbresh.info.
“Athletic është një ekip shumë fizik. Ne vuajtëm pak në fund të pjesës së parë, por vazhduam të luanim mirë dhe arritëm t’i dilnim jashtë”, tha ai.
Më tej, 17-vjeçari u shpreh se dëshirojnë vetëm titullim dhe nuk ka rëndësi kundërshtari në finale.
“Mallorca apo Madridi në finale? Nuk ka rëndësi kush është. Ne duam titullin”, shtoi Lamal.
Yamal shënoi golin e tij të parë në 2025 me një përfundim të mirë kundër Athletic Bilbao, duke e çuar numrin e tij në shtatë gola dhe 12 asistime në 22 ndeshje deri më tani këtë sezon./Arbresh.info
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...