Google ADS

Yamal: Ndoshta ekipet e tjera kanë frikë nga Real Madridi, por ne jo

17:29 | 13 Maj 2025
D.H

Barcelona në fundjavë e mposhti Real Madridin me rezultat 4-3 duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion në La Liga.

E dy ditë pas ndeshjes, super ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur rreth ndeshjes si dhe vetë Real Madridit si kundërshtar, shkruan Arbresh.info.

Ai ka theksuar se blaugrana asnjhëerë nuk ka frikë nga Real Madridi.

“Ndoshta ekipet e tjera kanë frikë nga Real Madridi… por ne jo”, tha ai.

Tutje theksoi se kanë vuajtur shumë vitet e fundit nga ta por që tashmë janë rikthyer.

“Ne e ndjejmë veten më lart se çdo ekip tjetër — kështu e shohim ne. Kur të mund Real Madridi, nuk është ndjenjë e mirë… vitet e fundit kemi vuajtur, por këtë vit dhamë gjithçka, me mentalitetin më të fortë që kemi”, u shpreh Yamal.

Yamal në ndeshjen e së dielës ka realizuar golin e dytë të Barcelonës në “El Clasico”.

Këtë sezon, 17-vjeçari ka shënuar shtatë gola si dhe ka asistuar 12 herë për bashkëlojtarët e tij.

Barcelona është aktualisht e para në tabelë me 82 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur.

Sfidën e radhës skuadra e Hansi Flick e luan ndaj Espanyolit ditën e enjte dhe me një rezultat pozitiv mund të shpallet kampion i Spanjës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale