Shaqiri ka paralajmëruar se mund të largohet nga Stoke City pas tre sezoneve.
Stoke City është afër rënies nga Premierliga dhe shqetësimi më i madh do të jetë mbajtja e lojtarëve.
I pari që e ka paralajmëruar largimin është shqiptari, Xherdan Shaqiri, i cili thotë se për një tjetër projekt iu bashkua klubit anglez.
“Kjo nuk ishte ajo për të cilën kisha nënshkruar kur iu bashkova Stoke Cityt”, tha shqiptari.
“Të gjithë e dinë që unë jam lojtar që dëshiron të luajë në nivele të larta dhe jam i mllefosur sigurisht”.
“Kam kontratë edhe dy vjet, por të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”, përfundoi shqiptari.
Shaqiri iu bashkua Stoke Cityt në vitin 2015. Që nga atëherë ka bërë 90 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola./Gazeta Express/
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...