Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të Baselit ndaj Zurich

18:50 | 8 Shkurt 2026
D.H

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është shndërruar në protagonist kryesor në derbin e Baselit ndaj Zurichut.

Mysafirët ishin duke fituar deri në fund të ndeshjes, por në minutën e 90-të, Xherdan Shaqiri barazoi rezultatin nga penalltia, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa, Salah në minutën e gjashtë shtesë realizoi golin e dytë dhe të fitores. Ndeshja e fundit 2-1.

Ky ishte goli i 10 i Shaqirit krahas 10 asistimeve deri në këtë pikë të sezonit.

Basel me këtë fitore ka 39 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale