Mungesa befasuese e Philippe Coutinhos në ndeshjen kundër Burnleyt një ditë para hapjes së merkatos së transferimeve thuajse ka “konfirmuar” largimin e tij nga Liverpooli.
Në fakt, Barcelona pa dashje tashmë ka kërkuar nga tifozët të blejnë fanellën e Coutinhos, e cila ishte shfaqur në faqen zyrtare të kompanisë Nike që është sponsor e gjigantit katalunas dhe reprezentuesit brazilian, shkruan portali arbresh.info. Duke marrë parasysh që largimi i tij tani duket i pashmangshëm, ‘Football FanCast’ ka sugjeruar tri zgjedhje të mundshme që mund të shfrytëzohen si zëvendësues të Philippe Coutinhos.
Përveç Riyad Mahrez (Leicester City) dhe Manuel Lanzini (West Ham), futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri (Stoke City) është i vendosur në këtë listë nga uebfaqja e lartpërmendur.

Duke u bazuar në aftësitë e tij, formën e rikthyer nga ditët e tij të mrekullueshme në Bayern Munich dhe paraqitjet e tij në Premierë Ligë brenda këtij sezoni, Xherdan Shaqiri do të përshtatej në mënyrë perfekte te klubi në Anfield.
Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka thënë se nuk do të ketë largime nga klubi i tij gjatë merkatos së muajit janar derisa paraqitjet impresive të 26-vjeçarit nga Zhegra e Gjilanit kanë tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve në Premierë Ligë.
Arsenali dhe Tottenhami besohet gjithashtu se janë duke monitoruar situatën e Shaqirit në Stoke City që aktualisht gjendet dy pikë larg zonës së dëbimit./arbresh.info/
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...