Xherdan Shaqiri, në mënyrë befasisht, nuk e nisi si titullar të dielën te Baseli në ndeshjen në shtëpi ndaj Laussanes. Kampioni i Zvicrës vazhdoi serinë negative në “St. Jakob-Park”, pasi për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi nuk arriti të shënojë gol, ndërsa takimi i Superligës helvetike përfundoi pa gola.
Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pati rastin më të mirë të ndeshjes, por nuk arriti ta konkretizojë, duke lënë Basel-in pa fitoren e pritur para tifozëve të vet.
Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka shpjeguar arsyen pse vendosi që kapiteni i skuadrës të nisë nga stoli.
“Kemi biseduar pas ndeshjes me Aston Villan për mënyrën se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi analizuar të dhënat fizike dhe kemi vendosur që të luajë si zëvendësues”, ka deklaruar Magnin.
Magnin shtoi se skuadrës i mungoi pasimi final dhe besimi i nevojshëm për ta zhbllokuar ndeshjen, duke pranuar në mënyrë indirekte se mungesa e Shaqirit nga minuta e parë u ndje dukshëm në lojën ofensive.
Baseli vazhdon të jetë shumë i varur nga forma e Xherdan Shaqirit, ndërsa çdo rënie e tij fizike apo mungesë në formacion reflektohet menjëherë në rezultatet dhe kreativitetin e ekipit.
Këtë edicion, Baseli zë pozitën e katërt pas 17 xhirove me 28 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Thun./Telegrafi
Rama në takim me fermerët, premton mbështetje të rritur fina...
Top-klubet angleze synojnë t’ia ‘vjedhin’ Juvës Ylidiz-in
Rama takon Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, një nga sht...
Ismet Isufi, zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion
Arrestohet një 35-vjeçar në Elbasan, theri me thikë vëllanë ...
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë