Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka insiston se Arsenali nuk duhet ta nënvlerësoj rivalin e tyre në çerekfinale të ‘FA Cup’.
Lincoln udhëton nesër në ‘Emirates’ për të zhvilluar ndeshjen kundër “Topçinjve” duke filluar nga ora 18:30, transmeton portali arbresh.info. ‘FA Cup’ është tani gara e vetme që skuadra e trajnerit Arsene Wenger mund ta fitoj pas eliminimit nga Bayerni në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Kanë ndodhur shumë përmbysje në kompeticionet për kupë, ne i kemi parë ato në ‘FA Cup’”, tha Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Ju duhet gjithmonë të dhuroni gjithçka kundër të gjitha skuadrave, pa marrë parasysh se a i përkasin divizionit të dytë, të katërt apo pestë”
“Në futboll, gjërat mund të ndodhin shumë shpejtë. Kundër klubeve të vogla, nëse ata shënojnë një gol do të jetë e vështirë për tu kundërpërgjigjur”
“Kupa është gjithmonë e mirë për befasi, por ne jemi ballafaquar me të mirë deri tani”, përfundoi Xhaka./arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...