Granit Xhaka do të jetë mungesa e madhe e Zvicrës në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Mesfushori shqiptar është lider i helvetikëve pasi bart edhe shiritin e kapitenit.
Por përkundër mungesës së Granit Xhakës, një tjetër futbollist shqiptar do ta udhëheq Zvicrën në çerekfinale.
Xherdan Shaqiri është zëvendës kapiten i helvetikëve dhe shiriti pritet të jetë në krahun e tij sonte ndaj Spanjës.

Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri kanë qenë lojtarët kryesorë të Zvicrës këtë kampionat evropian.
Shaqiri kishte asistuar në barazimin e Zvicrës 1-1 ndaj Uellsit, derisa kishte shënuar dy gola ndaj Turqisë për të kaluar Zvicra në 1/8 e finales.
Ndërkohë në 1/8 e finales Granit Xhaka ishte i jashtëzakonshëm ku përveç lojës fantastike në mesfushë kontribuoi edhe me një asistim në eliminimin e Francës.
Tani i gjithë fokusi i zviceranëve është në ndeshjen e sotme, ku pasi eliminuan Francën synojnë të bëjnë një tjetër mrekulli dhe ta eliminojnë edhe Spanjën. /Telegrafi/
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!