Granit Xhaka është lojtari me notën më të lartë te Arsenali nga njëmbëdhjetshja startuese në finalen e Evropa Ligës.
“Topçinjtë” humbën trofeun madhështore duke u mposhtur 4 me 1 në stadiumin olimpik Baku të Azerbajxhanit ndaj rivalit londinez – Chelsea, shkruan portali arbresh.info.
Futbollisti kosovar ishte lojtari startues me paraqitjen më të mirë te skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery duke u vlerësuar me notën 6.8 për goditjen e transversales me një super goditje nga distanca dhe kontributin e tij të dhënë gjatë 90 minuta lojë.
https://twitter.com/brlive/status/1133818317314170886
I vetmi që është vlerësuar më shumë është Alex Iwobi (7.5), por sulmuesi u inkuadrua në fushë gjatë fraksionit të dytë dhe shënoi menjëherë supergol nga distanca.
Eden Hazard është lojtari i ndeshjes me notën më të lartë – 9.7 për dy golat dhe paraqitjen e shkëlqyer ndërkohë që lartë janë vlerësuar edhe Giroud (9.0) dhe Pedro (7.8)./arbresh.info/

Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...