Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, njëherësh edhe lojtar i gjigantit anglez, Arsenal, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka thënë se është krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe me atë të Shqipërisë.
I pyetur nga “EkonomiaOnline” nëse një ditë do t’i bashkëngjitet Kosovës, Xhaka ka thënë se për një veprim të tillë tashmë është vonë.
Thotë se është i lumtur në Kombëtaren e Zvicrës.
“Kosova dhe Shqipëria ka shumë lojtarë të mirë. Të dy ekipet na bëjnë krenar. Nuk është e mundur që të kthehem në Kombëtaren e Kosovës. Ajo kohë tashmë ka shkuar. I përkrahi të dyja por mbetem në Zvicër”, tha ai.
Vitin 2019 me Arsenalin, Xhaka po e vlerëson të suksesshëm. Thotë se pas pushimeve do to “përvilet punës”.
“Me Arsenalin ka qenë një vit i suksesshëm edhe pse nuk kemi mundur me u kualifikua për Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur edhe me kombëtaren e Zvicrës dhe do të vazhdoj pas pushimeve”, përfundoi talenti shqiptar i Zvicrës.
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...