
FILE PHOTO: Soccer Football - UEFA Nations League - Group B - Switzerland v Portugal - Stade de Geneve, Lancy near Geneva, Switzerland - June 12, 2022 Switzerland's Granit Xhaka during the warm up before the match REUTERS/Denis Balibouse/File Photo
Kosova është mposhtur me rezultat 4-0 pas pjesës së parë nga Zvicra, sfidë e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës të vitit 2026.
‘Helvetikët’ ia dolën që ta mbyllin çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë duke shënuar që të gjithë golat.
Pas ndeshjes foli edhe ylli shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën dhe njëkohësisht është edhe kapiten i tyre, Granit Xhaka.
“Kjo ishte pjesa e parë më e mirë qe një kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk mundëm të gjenim ritmin tonë. Papritmas, filluam të bënim gjëra që nuk i kishim planifikuar. Nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte pothuajse perfekte. Nëse do vazhdonim të luajmë ashtu, do të shënonim një gol të pestë, të gjashtë, të shtatë. Është për të ardhur keq që fituam vetëm 4-0”, tha Xhaka, shkruan Blick.
Xhaka foli edhe për ndjesinë e lojës ndaj Kosovës.
“Krejt bota e din se unë me zemër e me gjak jam shqiptar”, u shpreh Granit Xhaka në një intervistë tjetër./Arbresh.info
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...